Pentagram Academy
Kurse Kitare

Kitare

Kursi i Kitares në Qendrën Pentagram është një përvojë e mrekullueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë të luajnë këtë instrument ikonik. Për studentët tanë, kitara nuk është thjesht një instrument, por një mënyrë për të shprehur emocione dhe për të krijuar tinguj magjikë.

Në këtë kurs, studentët përgatiten nga mësues të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët i udhëheqin ata në një udhëtim të mrekullueshëm muzikor. Përmes trajnimeve të specializuara, ata zhvillojnë aftësitë teknike dhe interpretuese, duke mësuar teknikat dhe akordet e nevojshme për të performuar me siguri dhe për të shkëlqyer në skenën e muzikës.

Në Qendrën Pentagram, ne e përkrahim talentin dhe pasionin e studentëve tanë, duke ofruar një mjedis mësimor të frytshëm dhe një qasje të personalizuar ndaj nevojave të tyre. Kursi i Kitares është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësitë muzikore dhe për të arritur potencialin maksimal në botën e muzikës.

Orari "Qendrës Pentagram"

Kurset tona janë të hapura nga e hëna në të premte nga ora 15:00 deri në orën 20:00 edhe ditën e shtunë nga ora 9:00 deri ne oren 14:00.

Orët e instrumentave

Orët e mësimit caktohen në bashkëpunim mes nxënësit dhe sekretarisë ku vendoset për sa herë ne javë edhe për kohëzgjatjen e zhvillimit të seancave mësimore, 30,45 dhe 60 minuta në varësi të moshës, preferencës individuale edhe keshillës se mësuesit.

Më pas kryhet dhe regjistrimi në sistemin e kurseve tona edhe startojmë një rrugëtim të paharruar, ku qëllimi është kurorëzimi i një ëndrre edhe edukimi me spektër të gjërë kulturor vetëm pranë nesh.

Mosha ideale

Mosha ideale për të filluar një instrument është 4-5 vjec dhe më pas duke filluar nga kjo moshë nuk ka limit për këdo që zgjedh të ndjekë pasionin edhe ëndrrën e tij.

Përpara regjistrimit edhe përzgjedhjes së një instrumenti, ne kryejmë provën e cila është pa pagesë, ku japim përshtypjet për talentin dhe cilësite natyrale që mbart personi i interesuar për degën muzikore duke përcaktuar kështu më të mirën në vazhdimësinë e rrugëtimit të tij.

KURSE