Pentagram Academy
Kurse Violine

Violina

Violina është mishërimi më modern dhe konsiderohet si mbretëresha e instrumentave muzikore të harkut. Violina është një instrument muzikor dhe hyn në grupin e instrumenteve harkore. Ajo ka katër tela dhe luhet me hark.
Kur ti luan një pjesë në violinë, ti je një tregimtar që po rrëfen historinë e tij sepse violina është instrumenti më human.
Ju ftojmë të mësoni violinën me pedagogët më të kualifikuar dhe metodat më të fundit europiane, për të zhvilluar pasionin tuaj.
Orari "Qendrës Pentagram"

Kurset tona janë të hapura nga e hëna në të premte nga ora 15:00 deri në orën 20:00 edhe ditën e shtunë nga ora 9:00 deri ne oren 14:00.

Orët e instrumentave

Orët e mësimit caktohen në bashkëpunim mes nxënësit dhe sekretarisë ku vendoset për sa herë ne javë edhe për kohëzgjatjen e zhvillimit të seancave mësimore, 30,45 dhe 60 minuta në varësi të moshës, preferencës individuale edhe keshillës se mësuesit.

Më pas kryhet dhe regjistrimi në sistemin e kurseve tona edhe startojmë një rrugëtim të paharruar, ku qëllimi është kurorëzimi i një ëndrre edhe edukimi me spektër të gjërë kulturor vetëm pranë nesh.

Mosha ideale

Mosha ideale për të filluar një instrument është 4-5 vjec dhe më pas duke filluar nga kjo moshë nuk ka limit për këdo që zgjedh të ndjekë pasionin edhe ëndrrën e tij.

Përpara regjistrimit edhe përzgjedhjes së një instrumenti, ne kryejmë provën e cila është pa pagesë, ku japim përshtypjet për talentin dhe cilësite natyrale që mbart personi i interesuar për degën muzikore duke përcaktuar kështu më të mirën në vazhdimësinë e rrugëtimit të tij.

KURSE
KONTAKT

CELULAR

+355 69 278 2821