Pentagram Academy
Kurse Bateri

Bateri

Bateria është një instrument multi-tasking pasi përfshin përdorimin e katër gjymtyrëve njëkohësisht e cila ndikon në kordinimin dhe përmisimin e aftësive tuaja për tu perqendruar tërësisht tek ky instrument dhe për të krijuar një ritëm perfekt për muzikën.
Bateria është instrumenti më ritmik i cili ndjek kohën e cdo pjese. Cdo baterist ndjek ritmin në kohën e tij dhe shpreh të gjithë ndjeshmerinë që vjen me muzikën.
Mësoni me pedagogët më të kualifikuar dhe metodat më të fundit europiane, për të zhvilluar pasionin tuaj.
Orari "Qendrës Pentagram"

Kurset tona janë të hapura nga e hëna në të premte nga ora 15:00 deri në orën 20:00 edhe ditën e shtunë nga ora 9:00 deri ne oren 14:00.

Orët e instrumentave

Orët e mësimit caktohen në bashkëpunim mes nxënësit dhe sekretarisë ku vendoset për sa herë ne javë edhe për kohëzgjatjen e zhvillimit të seancave mësimore, 30,45 dhe 60 minuta në varësi të moshës, preferencës individuale edhe keshillës se mësuesit.

Më pas kryhet dhe regjistrimi në sistemin e kurseve tona edhe startojmë një rrugëtim të paharruar, ku qëllimi është kurorëzimi i një ëndrre edhe edukimi me spektër të gjërë kulturor vetëm pranë nesh.

Mosha ideale

Mosha ideale për të filluar një instrument është 4-5 vjec dhe më pas duke filluar nga kjo moshë nuk ka limit për këdo që zgjedh të ndjekë pasionin edhe ëndrrën e tij.

Përpara regjistrimit edhe përzgjedhjes së një instrumenti, ne kryejmë provën e cila është pa pagesë, ku japim përshtypjet për talentin dhe cilësite natyrale që mbart personi i interesuar për degën muzikore duke përcaktuar kështu më të mirën në vazhdimësinë e rrugëtimit të tij.

KURSE
KONTAKT

CELULAR

+355 69 278 2821