Njihuni me Profesorin e Pianos: Rei Bezhani në Qëndrën Pentagram

Pentagram Academy, besojmë se një nga mënyrat më të mira për të krijuar një lidhje të ngushtë mes nxënësve dhe artit është përmes njohjes së plotë me mësuesit tanë. Kështu, kurset tona do t’ju prezantojnë me rradhë mësuesit tanë të talentuar, për të qenë sa më pranë jush dhe për t’ju ndihmuar të merrni përgjigjet për çdo pyetje që mund të keni, për veten, fëmijët ose të afërmit tuaj. Sot, kemi kënaqësinë të prezantojmë një nga profesorët tanë të pianos, Rei Bezhani. Me një përvojë të gjatë në mësimdhënien e pianos dhe një pasion të madh për muzikën, Rei fton të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e pianos të marrin pjesë në leksionet e tij. Ai ofron leksione profesionale dhe të personalizuara, të përshtatura për nevojat dhe talentin e çdo nxënësi, duke krijuar një rrugëtim të veçantë muzikor për secilin individ.